Flash News

KRYESORE

Për një çantë 'Versace', Armina Mevlani për pak humbi fluturimin

Blogerja Armina Mevlani ftohet shpesh në evente të ndryshme mode kudo në botë. Së fundmi, ajo ka kaluar disa ditë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ka rënë në sy edhe të fotografëve të huaj e ka drekuar me njerëz të modës si Chiarra Ferragni e shumë të tjerë.

Duke qenë se është e pasionuar as modës, Armina Mevlani është një ambasadore shumë e mirë e markave më prestigjioze dhe ajo vetë e ka pranuar se jeta që bën ajo është një punë e mirëfilltë pasi nxjerr dhe fitime.

Aq shumë e pëlqen këtë punë Armina, sa për pak ka qenë duke humbur fluturimin për në Milano për të blerë një çantë të tipit “kuletë”, Versace por ajo në Instagram ka thënë se ia ka vlejtur që rrezikoi.

Kjo çantë është "limited edition" dhe me siguri Armina nuk ka dashur ta humbasë pasi me siguri nuk do të sillet më. Çanta çmimin 'retail' e kishte rreth 2 mijë dollarë por tani është bërë me ulje dhe kushton vetëm 987 dollarë dhe Armina nuk mund ta humbiste këtë ofertë.

Të fundit