Flash News

KRYESORE

Për një shëndet të mirë oral: Ndërroni furçën e dhëmbëve!

Për një shëndet të mirë oral: Ndërroni

Sipas disa studimeve, 42% e njerëzve nuk e ndërrojnë furçën e dhëmbëve aq shpesh sa duhet, shkruan class. Nuk kushton shumë që furça të ndërrohet pasi dëmet do të ishin të mëdha për gojën tonë, nga shtimi i baktereve, dëmtimi i smaltit, prishja e dhëmbëve etj.

Për të shmangur të gjitha këto, duhet të keni parasysh që furça duhet ndryshuar çdo 3-4 muaj. Me kalimin e kohës furça konsumohet dhe bakteret mbeten aty.

Akoma më keq, studimet thonë se furça e vjetër mund të ndikojë edhe në enjtjen e mishrave të dhëmbëve.

Gjithashtu dermatologët rekomandojnë që në rastet kur jeni të sëmurë me grip apo ndonjë infeksion tjetër më mirë ndërrojeni furçën pasi infeksioni mund të mbetet aty.

Të fundit