Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Mungesa e transparencës për Marrëveshjen e detit me Greqinë ishte shenja e parë se qeveria shqiptare po jepte diçka që nuk ishte e vetja, por pronë publike. Disa takime në Kretë, Korçë apo gjetkë, morën shumë vëmendje mediatike, por asnjë grimë informacion që pasqyronte pikat dhe thelbin e paktit mes dy fqinjëve.
Fshehja e informacionit, apo anashkalimi tij, është gjithmonë tregues i sigurt i një skuthërie politike që bezdiset prej pranisë së opinionit publik, medias dhe opozitës, dhe që preferon të huajin para të vetit në partneritet. Mund të thuhet se informacioni në këtë rast gjendet te vetë mungesa e informacionit. Pra, ajo që nuk thuhet dhe mbulohet, për të cilën pyetet, dyshohet dhe ngulmohet, është e vërteta.
Një akt i dytë e rrëfeu historinë e Marrëveshjes nëpërmjet një letre që, një prej anëtarëve të Komisionit shtetëror të caktuar për tratativat u dërgoi krerërve të lartë. Ky komunikim u mbajt 'secret' dhe nuk arriti deri në shtyp. (Më saktë ishte sekreti publik i mbajtur më 'sekret' ndonjëherë). Politiko.al, në dijeni të këtij informacioni e botoi lajmin. Vërtetësinë e të cilit e konfirmoi kryeministri Rama pas pyetjs së autorit të këtyre radhëve në studion e 'Real Story' në Vizion Plus. Z. Rama e mbështolli të gjithën, me kujdesin që dikush ka për një minë, nën eufemizmin 'na ka ardhur një shqetësim'.
Autori i letrës, identitetin e të cilit Politiko e di, por nuk e sheh me vend ta bëjë publik, ka qenë kritik edhe me qeverinë Berisha për Marrëveshjen e detit (1). Ai mbetet ndoshta njeriu i vetëm publik (ndër kundërshtarët e paktit të parë) që ka guxuar t'u kundërvihet të dyja marrëveshjeve, dhe kjo është në nderin e tij. Vetëm pjesërisht. Fakti që nuk e bën publik 'shqetësimin' (me fjalët e Ramës) apo 'letrën' me shqetësimin e tij, e dëshmon atë një individ me anime politike. E drejta e tij.
Një dëshmi interesante e zhvillimeve është se, edhe pse Politiko e botoi lajmin dhe kryeministri e konfirmoi atë, mediat e tjera, tradicionale ose të reja, e pritën me 'përtesë' këtë informacion i cili, në fakt, thoshte shumë për identikitin e Marrëveshjes së detit. Tri janë mundësitë: mediat e tjera nuk e honepsën lajmin se e botonte një markë e re mediatike (apo se nuk panë një dokument dhe nuk donin t'i besonin një lajmi të pakonfirmuar zyrtarisht ose të dokumentuar); kishin si qëllim dhe linjë editoriale fshehjen e një lajmi të tillë, që i prishte punë qeverisë; dhe e treta...
E treta lidhet drejtpërdrejt me një lajm të Top Channel, publikimi i një dokumenti të Ministrisë së Jashtme greke që pranonte çeljen e një 'fondi special' për 'të krijuar konsensus' në publikun shqiptar për Marrëveshjen e detit. Lajmi identifikonte 'portalet', pra mediat e reja, si të taksuara për këtë shpërblim. Aty nuk ka emra portalesh apo gazetarësh, megjithëse janë linjat editoriale që i tradhëtojnë përherë burimet financiare.
Në fakt, pa u lodhur, si AKEP-i me listën e portaleve 'ilegale', mercenarizmi i portaleve (apo gjithë mediave) mund të dëshmohet duke u ndalur te trajtesa ose mostrajtesa që i është bërë lajmeve që lidhen me Marrëveshjen e detit. Është kaq e thjeshtë.
Megjithatë, nuk duhet bërë ky shqetësimi dhe as lajmi kryesor i një zbulimi për të cilin Top Channel meriton kredite. Prej kësaj llogarie mund të zbritet shumë nëse vazhdohet me një fushatë që e zhvendos fokusin padrejtësisht.
Ta prezumojmë plotësisht fajësinë dhe të themi se, shumë apo të gjitha portalet, kanë marrë euro nga fondi i MJ greke. Mercenarizmi i portaleve është pasojë e mercenarizmit të qeverisë, dhe jo e kundërta. Shitja e tyre është bërë pasi qeveria greke, me sa duket, ka arritur të blejë 'konsensusin' e qeverisë shqiptare.
Nëse portalet kanë bërë një shkelje etike, qeveria ka kryer një tradhti.
Tyta e Topit duhet kthyer drejt kësaj shënjestre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38