Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Klement Zguri
Keqpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve është pjesë e rëndësishme e debateve dhe diskutimeve për financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore. Sot tema merr rëndësi të veçantë për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve lokale, dhe zyrtarisht jemi në periudhë zgjedhore. Sot na bëhen prezent, frutet e një pune të gjatë dhe të përkushtuar të ekspertizës që ndërkombëtarët na kanë vënë në dispozicion.
Natyrisht, kjo është një arritje që na gëzon.
Por, siç e kuptoj unë, trajtimi i kësaj teme sot bëhet edhe për të eksploruar pulsin e politikës, për të vëzhguar reagimin e saj ndaj rekomandimeve, pse jo, për të investiguar vullnetin e saj, pro ose kundër reformës. Kjo duhet të na bëjë më të ndjeshëm, më të vëmendshëm. Për temën e rëndësishme të financimit dhe përdorimit të burimeve shtetërore, tani që ne flasim është ora “12 pa pesë”. Nuk ka më kohë për të pritur. Tani duhen gjetur zgjidhje, duhen shtruar shinat e duhen marrë vendime. Tani aktorët e procesit janë thirrur në skenë për t’i dalë zot reformës. Është fat i madh që orën e të vërtetës po e sjell tema e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, sepse reforma në këtë fushë është lëvizje madhore, është ndryshim radikal, është sprovë e mirëfilltë.
Përkushtimi publik i palëve politike ndaj kësaj teme është prova që opinioni kërkon për të vërtetuar seriozitetin e sinqeritetin e reformatorëve kundrejt reformës. Të gjitha partitë politike në vend, së bashku apo veç e veç, të mëdhatë përpara të voglave, e dinë mirë se si nuk duhet të jetë qendrimi ndaj keqpërdorimit të burimeve shtetërore, e dinë sa kollaj shmanget kontrolli dhe llogaridhënia për to, sepse kanë mjaftueshëm eksperiencë individuale për këtë.
Partitë politike mund të mos e dinë se si duhet të jetë sistemi, që të jetë i drejtë, i barabartë, transparent dhe i pakorruptueshëm, se si duhet të jetë llogaridhënia që të jetë e efektshme, se deri ku duhet të shtrihet pushteti i KQZ-së që të ketë kuptim (In dubio pro reo). Por, për fatin tonë të mirë, ka plot rreth e qark nesh që e dinë këtë, që mund të na japin të gatshëm një sistem i cili, në mos perfekt, të jetë shumë shpresëdhënës për të ardhmen, që mund të na ndihmojnë të vendosim standarde dhe të zbatojmë me përpikëri ligjin. Shembullin për këtë më duket se na e jep prezenca e vazhdueshme e ekspertëve ndërkombëtarë në mbështetje të KQZ-së dhe Komisionit të Posaçëm Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore.
Ne si KQZ e dimë se financimi rregullohet, se keqpërdorimi i burimeve shtetërore shmanget, se sistemi bëhet, se ligji funksionon dhe partitë mund të nënshtrohen.
Por për këtë duhet vullnet i qartë, i padiskutueshëm politik. Duhet që partitë të tregojnë se duan, janë gati t’i nënshtrohen ligjit, janë gati ta duan, nderojnë e respektojnë rregullin. Pyetja e madhe është: A do ta tregojnë këtë, tani kur ora ka trokitur “12 pa pesë”?
Sistemi i ri i financimit dhe kontrollit të financave në zgjedhje nuk ngrihet duke e pranuar standardin përgjysëm, nuk funksionon duke rregulluar nga njëra anë në mënyrë strikte donacionet, por nga ana tjetër duke lënë hapur dyer e dritare për keqpërdorimin e burimeve shtetërore, nuk bëhet duke bërë fushatë me buxhetin publik, në vend të fushatës me tezat dhe platformat politike, nuk bëhet duke promovuar shpenzimet buxhetore, por, në të njejtën kohë, duke fshehur detyrimin për nikoqirllëk. Çështja e financave nuk funksionon dot me të hedhur, apo me hile. Nuk bëhet kështu! Nuk bëhet si deri sot!
Ky debat duhet pranuar se zhvillohet në konflikt thelbësor interesi për një pjesë të aktorëve.
Kushdo që të jetë vizioni i KQZ-së rreth çështjes, ai nuk është kurrë i mbrojtur nga tendenca e KQZ-së si palë që midis të qenit luftarak apo pasivitetit, sakrificës apo komoditetit, përplasjes apo komformitetit, telashit apo rehatisë, vështirësisë apo lehtësisë, punës apo dembellëkut të preferojë më mirë opsionin e dytë.
Rruga e ligjit është gjithmonë rruga më e vështirë, më e thepisur, më e mundimshme. Ndaj vjen gati instinktive kur diskutohen reformat, që palët në konflikt interesi ta duan rrugën e ligjit të jetë pa thepa, të jetë e shtruar dhe në dishezë. E njejta gjë vlen dhe për partitë politike, madje, vlen më shumë për to.
Ne si KQZ besojmë se e kemi gjetur si ta dominojmë konfliktin tonë të interesit. Ne kemi vendosur t’i besojmë plotësisht ekspertizës ndërkombëtare (në rastin e financimit dhe të keqpërdorimit të burimeve shtetërore: Këshillit të Evropës dhe të NDI), kemi vendosur t’i dëgjojmë e respektojmë ata dhe të gjitha rekomandimet që na japin. Ne e dimë se rekomandimet e tyre reflektojnë standardet, përmirësojnë rrënjësisht situatën, e bëjnë punën tonë më të suksesshme dhe zbatimin e ligjit më të sigurtë. Cilësinë e rekomandimeve të tyre e kemi me provë dhe prova na ka dalë gjithmonë pozitive.
Por ne nuk jemi faktor kur bëhet fjalë për reformën e kuadrit ligjor. Faktor janë partitë politike. Ndaj kjo iniciativë mund të arrijë suksesin, vetëm nëse rekomandimet shoqërohen me shprehjen e qartë të vullnetit politik pro ose kundër tyre, jashtë taktikave dhe takticizmave, mbi të gjitha, jashtë konfliktit të interesit.
Vullneti politik i palëve, thellësia e reformës së financimit të partive dhe fushatave zgjedhore dhe shkalla e pranimit dhe respektimit të rekomandimeve janë të treja në raport perfekt proporcional me njera tjetrën. Ndaj ka shumë rëndësi që produkti i reformës zgjedhore të shoqërohet me deklarime të qarta publike se partitë kanë vullnet të plotë, se do ta mbrojnë reformën nga rreziku i konfliktit të interesit, se i japin besimin e plotë dhe të pakushtëzuar ekspertizës së fushës, shqiptare e ndërkombëtare, se do ta pranojnë atë pa e prishur, pa i hequr gurin e themelit, se pranojnë transparencën dhe llogaridhënien si conditio sine qua non për luftën ndaj korrupsionit politik, se distancohen nga praktikat e sëmura të së shkuarës dhe se do t’i refuzojnë ato në të ardhmen.
Nëse partitë janë gati për këtë, me siguri bashkëkryetarët e komisionit Ad-Hoc janë gati të marrin sot, publikisht dhe solemnisht ketë zotim.
Nëse kjo ndodh sot, atëherë tryezat teknike dhe aktivitetet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore nuk do jenë thjesht takime, por do hyjnë në histori si ngjarjet që themeluan KTHESËN, që e bëri financimin dhe përdorimin e burimeve shtetërore të drejtë, të barabartë, transparent dhe të pakorruptueshëm.
Përndryshe, ky diskutim do vazhdojë të na kujtojë se ora është “12 pa pesë”.
*Kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38