Flash News

KRYESORE

Për Rita Orën nuk kanë të mbaruar sukseset...

Për Rita Orën sukseset janë bërë të zakonshme, ja zënë radhën njëri-tjetrit dhe nuk reshtin për asnjë moment.

Kështu pas publikimit të këngës së saj më të re një javë më parë  “Your Song”, ajo ka është renditur në top listën e këngëve më të dëgjuara dhe të pëlqyera në Amerikë, Britani dhe shumë shtete të botës.

Ndërkohë që së fundmi është vetë Rita që ka lajmëruar se edhe Gjermania e ka renditur atë në top listën e tre më të mirave. Në iTunes ajo renditet në vendin e tretë dhe për këtë ajo ka falënderuar fansat në Gjermani.

“E 3 në iTunes. Faleminderit Gjermania”, ka qenë komenti i këngëtares në Instagram.

Këngë e publikuar para një jave “Your Song” ka arritur deri më tani të ketë mbi 10.5 milionë klikime në YouTube.

Të fundit