Flash News

KRYESORE

Për shkak se ndjejnë dhimbje, Vanessa dhe e bija e saj Natalia marrin vendimin drastik për fansat e Kobe Bryant

Për shkak se ndjejnë dhimbje, Vanessa dhe e bija e saj Natalia marrin
Fansat ende nuk e kanë marrë veten nga humbja tragjike e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant. Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën Kobe Bryant, e bija e tij Gigi dhe 6 persona të tjerë, janë shtuar shumë postime dhe faqe në lidhje me Kobe dhe Gigi-n Por kjo vetëm sa e shton dhimbjen e Vanessa bryant, e cila tashmë po rrit e vetme tre vajzat e saj. Për këtë, përmes një postimi në Instastory, ajo dhe vajza e madhe Natalia kanë komunikuar vendimin drastik që do marrin, që mbase nuk do i pëlqejë shumë fansave por është për të mirën e familjes së Kobe Bryant. “Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t’u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë,”- sqarojnë Vanessa dhe Natalia ndjekësit në një postim në Instagram.

Të fundit