Flash News

KRYESORE

Për shkak të David Beckham, Victoria thyen rregullin e saj "20-vjeçar"

Victoria Beckham është një nga figurat më të ndjekura dhe një nga influencueset më të mëdah të modës. Linjat që ajo ka janë falë një regjimi strikt që ndjek dhe ka të paktën 20 vite që ndjek këtë rregull.

Bëhet fjalë për mosngrënien e karbohidrateve, të cilin e ka thyer gjatë karantinës. David ka gatuar shumë teksa kanë qenë të izoluar për shkak do të marrë pjesë në programin Celebrity Bake Off dhe ka eksperimentuar me receta.

“Victoria nuk ka futur asnjë karbohidrat në gojë që nga viti 2001. Por në fillim të karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta, duke bërë pica. Menjëherë sapo provoi një copë pice, ajo nuk mund të ndalej dot së ngrëni”, u shpreh një burim për The Sun.

Por kjo kaq ka zgjatur pasi Victoria i është kthyer regjimit të saj të vjetër.

Të fundit