Për të gjitha brunet që duan të çelin sadopak flokët e tyre

Ka një gjë magjike tek brunet dhe shumë vajza duan të jene brune të përjetshme (dhe s`u vëmë faj aspak), mirëpo ndonjëherë edhe tundohemi për t`i lyer dhe në këto raste ka një “shpëtim” për ata që nuk duan të eksperimentojnë.

Zgjidhja më e sigurt janë highlights, të cilat janë thjesht disa fije në nuancë më të çelët se baza e flokëve që u japin flokëve shkëlqim dhe i bëjnë të duken më stil.

“Who What to Wear” sjell disa shembuj nga të gjitha llojet e flokëve brun, që mund t`ju inspirojnë për lyerjen e radhës, duke qëndruar të sigurte sërish tek brunja.