Flash News

KRYESORE

Për të gjithë ata që kanë bërë plane, si do të jetë moti këtë fundjavë

Për të gjithë ata që kanë bërë plane, si do

Sipas meteorologes, Adiola Bani, ky mot i paqëndrueshëm nuk do të zgjasë shumë, pasi ditët e fundit të muajit qershor dhe fillimi i muajit korrik do të sjellin ditë me diell, ideale për plazh.

Për sa i përket temperaturave, ato do të jenë më të larta sesa javën që lamë pas. Pavarësisht se moti do të jetë i pa qëndrueshëm deri të premten temperaturat do të vijojnë të rriten gradualisht.

“Qershori edhe kësaj jave, të paktën deri ditën e premte do të vijoje të mbetet kapriçoz, pasi do të kemi vranësira dhe herë pas herë rrebeshe shiu. Bregdeti do të jetë më i favorizuar. Do të ketë kthjellime dhe temperatura të larta. Fundjava sjell mot më të qëndrueshëm dhe më me shumë diell. Deri të premten do të vijoje moti i pa qëndrueshëm. Për sa i përket temperaturave do të jenë më të larta se sa javën që lamë pas. Pavarësisht se moti do të jetë i pa qëndrueshëm deri të premten temperaturat do të vijojnë të rriten gradualisht. Edhe ditët e fundit të muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të jetë me temperatura të larta dhe me shumë diell. Kush ka rezervuar pushimet ka bërë shumë mirë pasi po presim ditë me diell dhe temperatura të larta të favorshme për plazh”, është shprehur meteorologia Adiola Bani.

Të fundit