Flash News

KRYESORE

Për të kaluar Interin, Juve sonte duhet të kalojë Strakoshën

Për të kaluar Interin, Juve sonte duhet të kalojë

Thomas Strakosha sonte mund të pengojë ndoshta Juventusin për të kaluar Interin në renditjen e Serisë A. Portieri kuqezi i Lazios do të ketë përballë yllin Cristiano Ronaldo në një ndeshje fantastike kundër bardhezinjve.

Në “Olimpico” të Romës sonte Lazio ka disa mungesa, si mesfushori shqiptar Valon Berisha, por edhe Jordan Lukaku, Marusic e Patric. Bazuar në shkrimet e mediave italiane, si anësorë në skemën 3-5-2 sot do të vendosen Lazzari e Lulic. Luis Alberto rikthehet në formacion, ndërsa Parolo pritet të luajë në pozicionin e Milinkovic.

Sarri i ka më të thjeshta idetë për ndeshjen e sotme. Pas dyshes sulmuese Ronaldo-Dybala ai do të vendosë në rolin e trekuartistit italianin Berbardeschi. Higuain do të ulet në stol, sepse sipas teknikut ai nuk luan dot bashkë me dyshen Ronaldo-Dybala. Tre janë shumë, sipas tij.

Të fundit