Flash News

KRYESORE

Për të katërtën ditë radhazi, qytetarët e Shkodrës dhe Devollit protestojnë me bllokim rrugësh

Qytetarët e Shkodrës dhe Devollit po protestojnë sot për të katërtën ditë radhazi, kundër kushteve të vështira ekonomike, rritjes së çmimit të naftës dhe rritjes së taksave.

Ndonëse kushtet e motit nuk janë të favorshme, shiu nuk i ka ndaluar shkodranët të protestojnë.

Ndërsa në Devoll, qindra qytetare, biznese të vogla, fermere po mbajnë të bllokuar aksin kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën. Kërkohet ulja e çmimit të naftes, të energjise elektrike, ndihmë për fermeret e kesaj zone.

Të fundit