Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për të kuptuar Shqipërinë: Kadarenë. Për të kuptuar Perëndimin: Houellebecq
SHKELQIM ÇELA
Ai ka fituar çmimin 'Kadare' në Letërsi, i ka ardhur fare afër një çmimi të Ministrisë së Kulturës, po për Letërsinë, ka botuar një vëllim me poezi, në anglisht, në Amerikë, dhe disa novela e romane në shqip. Jeton në shteton e Georgia-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si statisticien. Ka ikur nga Shqipëria që kur u hap 'perdja': në fillim në Austri dhe më vonë në Amerikë. Shqipen nuk e ka harruar dhe as ngatërruar, madje ruan një idiomë 'të vjetër' që e bën të duket interesant dhe të një 'bote tjetër', si të ishte emigrant i viteve '30 apo '70 të shekullit të shkuar.
Eshtë Shkëlqim Çela dhe, siç do ta kuptoni edhe nga kjo intervistë, e njeh fjalën shqipe.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Pyetje jo fair për dikë që emigroi në ngut dhe me bindjen se shumë-shumë, pas 5 vjetësh do të kthehej prapë në shtëpi, “sa të normalizohet ca situata”. Në dhomën time në Shqipëri, biblioteka e parë ka qenë një musandër në formë dritareje, pra një e futur në mur me flegra. Aty ndoshta libri më i vjetër ka qenë “Historia e Ali Pashë Tepelenës” e vëllezërve Qafzezi. Botim i viteve '20 i shekullit të kaluar, besoj. Ose edhe pak më herët se aq.
Po kështu, libra të tjerë të vjetër kanë qenë “Dashunija në Hong-Kong”, një përkthim i nuk di se kujt autori, “Çaste dëfrimi të Ali Pashë Tepelenës”, “Liza në botën e çudinavet”, “Sonata e Kreutzerit”, “Jana e katër katrorëve”… margaritarë prej botuesit Ismail Mal Osmani, këta të tjerët.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nga autori.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo.
-Libri i parë që keni lexuar…
“Vallja e vdekjes” nga Bernard Kellerman, në paralel me “Budenbrokët” të Tomas Manit, natyrisht pa kuptuar dot ndonjë gjë të madhe.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
“Tregimet e moçme shqiptare”, në kohët kur publikohej pa emër autori.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Me kurrkënd. Libra më ka pas dhënë një komshi dhe i njohur farefisnisht, që e quanin për një përkim të bukur, Naim. Për t’i treguar se ia ruaja librat, i mbështillja me gazetë kur ia ktheja, derisa me tha të mos e bëja këtë.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Po, biblioteka dikur (ajo që i nxirrte librat si me litar nga pusi, te Pallati i Kulturës), ka qenë një vend që frekuentohej jo rrallë. Sot kam një bibliotekë konteje afër, ku shkoj rrallë e më rrallë.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Jo. Të gjitha librat që marr, i kthej, ndërsa shpresoj që ai që m’i dha të transferohet me ngritje në detyrë në tjetër qytet, ku bën shumë para dhe emër, dhe mbase harron për librin. Merret me mend sa janë gjasat e kësaj.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Po. Përveç librave që i hëngri dhe po i ha igrasia e largimit tim nga 'Ali Demi' i Tiranës, kam peng edhe sot “Donin e Qetë” të Shollohovit, të katërta volumet.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?
Librat e ndaluar (ose “të verdhë”) ishin më shumë një dije e përgjithshme (common knoëledge) se sa ndonjë listë për të cilën të kisha dijeni. Kur binte diçka në dorë, ishte një festë e vogël. Unë nuk jam ndoshta personi më i duhur për të rrëfyer këtë linjë të jetës nën monizëm, por kjo është një sagë e vërtetë. Librat jepeshin me turne, ishte në dispozicion 24 orë dhe lexoheshin nga tre-katër veta njëri pas tjetrit, shpejt, brenda afatit të posedimit, përpihej libri si gjëja që e ke jo vetëm me “krrëk”, por edhe për disa orë vetëm. Kishte tekste që kopjoheshin me shkrim dore, e kupton çfarë thagme, kishte skribë 450 vjet pas Gutenbergut, që e shkruanin me dorë tekstin që shpërndahej fshehuraz, shpesh gjëra krejt të rëndomta, si këshilla si të biesh në dashuri, si t’ia fitosh zemrën një vajze, deri “manuale” të tilla pra. Librat siguroheshin prej njerëzish që kishin akses në fondet e bibliotekës, ose nga biblioteka private të sërës aristokratike të shkuar që u shpëtuan konfiskimeve (të pas luftës). Psh, Poe nuk futej tek autorët “shumë të lejuar” (thashë, nuk di për ndonjë listë zyrtare autodafeje, edhe nëse një e tillë ka ekzistuar, gjë që s’ka pse të jetë e pamundur), dhe unë, përveç një përkthimi të vjetër të prozave të tij qysh fëmijë, që nuk di se kush dhe si e solli në shtëpi – u bënë kaq vjet tani – e kam lexuar në anglisht vite më vonë, dhe mbaj mend që ma pat dhënë krejt rastësisht z. Lluka Qafoku, që është vëllai i shokut tim të fakultetit, prof. Niko Qafoku. Nuk di nga e kishte librin, por do jepja anglishten si gjuhë provimi pasuniversitar, dhe ai ma dha përmbledhjen e Poes. Kapi një fjali rastësore dhe më tha: pa përktheje një herë të shohim. Nga fjalët e fjalisë, nuk dija termin “mace”. Ok, tha, do marrësh notën 8, gjë që rezultoi e vërtetë. Me atë rast e mora librin në shtëpi dhe e lexova, duke e kthyer shpejt (të pa mbështjellë me gazetë, edhe pse Qafokët ishin një duo që impononte respekt të veçantë). Kjo besoj jep një farë ajri real mbi “letërsinë e ndaluar” atë botë. Nuk ishte krejt si tek filmi/libri “Vjedhësja e librave”, dhe më shumë se ndalim, ishte pamundësi reale dhe uluritëse për të pasur libra. Sepse ndalimi presupozon patje, gjendje, disponim, “availability” të librave. Mospasja është më keq se ndalimi, sikurse varfëria më e keqe se prohibicioni. Për ta konkretizuar: ashtu gjysmë a 3/4 të ndaluar ishin edhe disa libra të Kadaresë, që ndaloheshin një ditë pasi dilnin në librari për shitje, ku edhe mbaroheshin më parë se simitet e ngrohta, do thoshte englezi, por ata libra, me tirazhe të gazmueshëm prej 15 apo 25 mijë kopjesh, gjendeshin ndërkaq në shtëpitë e shumëkujt. Jashtë pyetjes, por çfarë situate për leximin ish ajo: përrallore, e paimagjinueshme dhe që nuk vjen më! Autorë të mirë me siguri do të vijnë papë, por jo asi lexuesish.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Do të doja t’i zgjidhja vetë.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Shtrirë ose në një kolltuk lëkure, blerë tek një shitore mobiljesh antike e një indiani në Amsterdam Avenue të Manhattanit. Nuk e kam gjetur dot pozicionin ideal në lexim dhe nuk do e gjej dot ndonjeherë. Mbajtësja e gazetave, si në kafenetë e Vjenës, më duket shpikja më e madhe lidhur me të lexuarit, prapë pas Gutenbergut.
-A lexoni në banjë?
Jo.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Anglisht dhe gjermanisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Jo. Nuk mbaj mend të kem nënvizuar gjë, përveç ndonjë rasti për t’ia treguar pasazhin dikujt më vonë. Nuk shënoj kurrëgjë në anët e paragrafëve.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Proza, në qoftëse autori nuk quhet Vladimir Majakovski, Ervin Hatibi ose Arb Elo. Nuk lexoj çdo gjë nga një autor, në qoftë se nuk quhet Houellebecq ose Kadare. Por edhe tek këta të dy, sidomos tek i dyti, më është dashur të kuptoj se dashuria e tepërt autoriale vjen me një kosto, që lidhet me çastin kur kupton se autori yt është shndërruar nga mjeshtër i fjalës në tregtar të saj. Është vendi të sqaroj se dikush nuk mund të bëhet tregtar fjale pa qenë mjeshtër i saj, pra përcaktimi “tregtar” nuk ka asgjë gjë jo vlerësuese si i tillë.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Për një njohje konceptuale të Shqipërisë: Ismail Kadare. Për një vizion të mprehtë dhe “majhosh” (për të mos thënë medoemos“cinik”) të Perëndimit: Michel Houellebecq.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Jo.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Më lejoni të bëj pak humor: “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt” dhe “Embriologji”.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Më është djegur me pirografi në tru një citat i Enver Hoxhës: “Libri është prej letre të lehtë, por ka të atillë peshë… etj. etj.”. Life is a bitch, thotë englezi. E shikon se si, sapo pyetem për diçka mbi librin, gjëja e parë që truri prodhon është ai citat i stërparë në sa e sa parrulla të shkruara nga piktorët e qendrave të kulturës. Propaganda, si jeta, eshtë një “bitch”, apo jo?
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Do them dy, një të kultivuar, dhe një të eposit:
“Është koha të bëhet kohë” e Celanit dhe “kërko majat bashkë me zana/ se ty varrin ta ruen nana” e Eposit tonë të Veriut.
-Cili është personazhi ipreferuar i romaneve që keni lexuar?
Sinqerisht, nuk më interson personazhi si element i teksturës dhe thurimës letrare. S’ka pak që lexova një intervistë të Borgesit, në të cilën ai “qortonte” Joyce-n që përshkruan gjithë rrethinën dhe rrethanën e personazhit, pa e cekur fare vetë personazhin si individ. Dhe aty thashë me vete: “Well, Joyce is my man”.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Nuk kam të tillë.
-Çfarë po lexoni?
Janë disa libra. Me shumë turp po them se vetëm tani po mbaroj “Vjedhja e gjumit mbretëror” të Kadaresë. Kam pastaj edhe “Gamma – explaining Euler’s constant” të J. Havil, “The scientist as rebel” dhe “Infinite in all directions” të Freeman Dysonit, si dhe “Shija e bukës së mbrume” të Koliqit. Pa harruar, natyrisht, profesionalet: “R for data science” të Wickham & Gudemund.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38