Flash News

KRYESORE

Për herë të parë në Shqipëri, konkurs bukurie për tranvestitët më të bukur

Për herë të parë në Shqipëri, konkurs bukurie

Më 23 dhjetor në Tiranë do të organizohet një garë bukurie ku do të konkurrojnë  persona të komunitetit LGBTI.

Spektakli do të quhet “Miss Trans Albania” në të cilin do të sfilojnë tranvestitë e transeksualë dhe do të konkurrojnë për të fituar çmimin si më e bukura.

Përfaqsuesit e LGBT- së kanë filluar të promovojnë  eventin duke premtuar se do të ketë performanca të shkëlqyera. Xheni Karaj, një aktiviste e komunitetit LGBT në Shqipëri, me anë të një statusi në Facebook , ju ka bërë thirrje vajzave që nëse kanë fustane që nuk ju duhen më,  t’i dhurojnë për spektaklin “Miss Trans”.

“Thirrje për gocat e Facebook: Nëse keni tualete dhe fustane që nuk ju duhen, ju lutem na i dhuroni pasi po organizojmë Miss Trans", ka shkruar ajo.

Të fundit