Flash News

KRYESORE

Për të qëndruar 70 ditë shtrirë, NASA paguan 100 mijë dollarë…

Shprehja popullore “u bëftë pa punuar”, duke se ka marrë kuptim tashmë në eksperimentin më të ri që NASA ka ndërmarrë. Disa kandidatë fatlumë do të paguhen me shuma të konsiderueshme parash, vetëm që të qëndrojnë tërë ditën të shtrirë.

NASA është në kërkim të këtyre kandidatëve, të cilët do të marrin pjesë në “studimin e qëndrimit në shtrat”, ku pjesëmarrësit duhet të qëndrojnë në shtrat për 70 ditë dhe do të paguhen 100 mijë dollarë.

NASA nëpërmjet këtij eksperimenti dëshiron të shoh se si reagon trupi në një periudhë të gjatë kohore të pushimit. Pushim ky të cili përkon edhe me kohën e udhtimeve të astronautëve gjatë udhëtimeve të tyre disamujore.

NASA e ka ndarë këtë eksperiment në dy kategori: Ushtrim dhe pushim.

Grupet që ushtrojnë mund të përdorin pajisje të veçanta që u ndihmojnë të jenë aktiv gjatë kohës që janë të shtrirë.

Gjatë këtij studimi do të kryhen teste për kockat, muskujt, zemrën si deh qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor që luftojnë kundra infeksjoneve.

Kështu mund të qëndroni shtrirë pa bërë asgjë dhe të fitoni shumë para.

Të fundit