Flash News

KRYESORE

Për tre ditë me radhë, protestës së studentëve i bashkohet edhe Diaspora

Për tre ditë me radhë, protestës së studentëve i

Ndonëse tubimet masive janë ndërprerë për të vijuar sërish në fillim të janarit, protestat simbolike të studentëve para kryeministrisë vijojnë ende.

Me mesazhe nga më të ndryshme, të rinjtë vijojnë të përcjellin mesazhet e tyre për përmbushjen e kërkesave të studentëve, edhe pse më të paktë në numër para godinës së kryeministrisë.

Megjithatë, nga data 28 deri në 30 dhjetor protestës së tyre do t’u bashkohen edhe të rinj nga Diaspora. Këtë fakt e bën të ditur një prej studentëve më të aktivë, Klajdi Bello në rrjetet sociale.

“Protesta vijon çdo dite 10:00 me 12:00 përpara Kryeministrisë.

Ps: Ne data 28-29-30 Dhjetor 2018 na bashkohet dhe Diaspora”, shkruan studenti.

Të fundit