Flash News

KRYESORE

Perandori uron “Perandorin”

Perandori uron “Perandorin”

Perandori i Japonisë Akihito ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për marrjen e detyrës. Nëpërmjet një telegrami perandori japonez i uron suksese në krye të shtetit dhe mbarësi për popullin në vazhdimësi.

Ndërkohë që të gjithë urimet janë pjesë e procedurës diplomatike, ku krerët e shteteve urojnë homologët e tyre në marrjen e dëtyrës së re si kryetar i shtetit.

Mesazhi i plotë:

“Me rastin e marrjes nga ana e Shkëlqesisë Suaj  të zyrës së lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira dhe më të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj, si dhe për mbarësinë e përparimin e vendit tuaj”.

Të fundit