Flash News

KRYESORE

Përballja e legjendave, Gjermania dhe Italia ndahen në paqe 3-3

Përballja e legjendave, Gjermania dhe Italia ndahen në paqe 3-3
Sot është luajtur një super miqësore e Italisë me Gjermaninë, me ndeshjen e mbyllur në paqe me rezultatin 3-3. Ky takim ishte si një "përkujtim" i ndeshjeve epike Gjermani-Itali, me shumë protagonistë të përballjeve historike të Botërorëve dhe Europianëve të mëparshme. Italianët ishin duke fituar 3-2, duke bërë një përmbysje fantastike ndaj gjermanëe, por golit të Tommasit iu përgjigj Wollscheid në sekondat e fundit të takimit. Eh, tipikë gjermanë! Ky takim u luajt në Furth të Gjermanisë. Në fushë pamë ish-trajnerin e Shqipërisë, Panucci, por edhe legjendat Luca Toni dhe Francesco Totti.

Të fundit