Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes, çfarë do të diskutohet sot në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së enjtes, çfarë do të diskutohet sot

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar të ndryshëm do të japin mendimet e tyre  mbi çështjet e aktualitetit e politikës në vend.

“A do ketë copëtim të trojeve dhe të detit shqiptar?”, kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360 grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00.

Të ftuar:1. Spartak Ngjela 2. Shpëtim Nazarko 3. Lisien Bashkurti 4. Erl Murati 5. Elena Kocaqi.

Në orën  20:45, presidenti Hashtim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë do të jetë i ftuari i Çim Pekës në Syri TV.

Kosova dje dhe sot’/ Në “Real Story” sonte Hashim Thaçi, Avdullah Hoti, Wesley Clark dhe Gent Cakaj.

Sonte në emisionin “Real Story”, në News 24 gazetari Sokol Balla do të ketë në studio Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Gjeneralin Wesley Clark, Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Po ashtu në emision do të jetë në lidhje direkte nga Lugina e Preshevës, Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, shqiptari i Kosovës që drejton prej më shumë se një viti diplomacinë shqiptare.

‘Pse tha që Bylys është grek?’/ Në emisionin ‘Open’ në Top Channel, me gazetaren Eni Vasili i ftuar është politikani dhe kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi.

Të fundit