Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes, çfarë do të diskutohet sot në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së enjtes, çfarë do të diskutohet sot

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar të ndryshëm do të japin mendimet e tyre  mbi çështjet e aktualitetit e politikës në vend.

Korona Virusi = Luftëra dhe Diktatura?!- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360 grade të Artur Zhejit.

Analistë të rëndësishëm botërorë, kanë parashikuar se epidemia e koronavirusit, sidoqoftë e vërteta e saj, do të prodhojë luftëra lokale apo rajonale.

Koronavirusi, do të frymëzojë oligarki ekonomike dhe ekonomike, për të marrë pushtet absolut mbi botën dhe bota, paskëtaj, nuk do të jetë më sikundër në e kemi njohur.

– Kush humbet dhe kush fiton në të vërtetë nga e gjithë kjo?!

– Kush janë të vërtetat, përtej atyre që na thuhen?

– Është qeveria jonë, pjesë e një “Loje” më të madhe se sa vetë Shqipëria?!

Të ftuar:1. Andi Nikolla 2. Alfred Cako 3. Arben Meçe 4. Elena Kocaqi 5. Kastriot Myftaraj

Në emisionin ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili do të jetë e ftuar ministrja e Financave Anila Denaj, përballë gazetarëve dhe ekspertëve në studio për t'u përgjigjur për mundësitë e Shqipërise për të përballuar një mbyllje të dytë.

Në Real Story, në News 24 me gazetarin Sokol Balla është i ftuar Luan Bregasi, president i Binzes Albania, A, Rrapaj kreu i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar, deputeti socialist Ervin Bushati, Ardian Civici dekan i fakultetit Ekonomik.

Tema: Biznesi në krizë.

Në emisionin Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu është kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila do të flasë për situatën politike në vend.

Të fundit