Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së enjtes, çfarë po diskutohet në

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

Kosova, “Byrek” apo Shtet?! – kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur Zhejit.

Më 27 Qershor në Shtetet e Bashkuara, ishte paracaktuar një takim i rëndësishëm, që ndoshta do të vendoste, të ashtuquajturat gurët e themelit të së Ardhmes së marrëdhënieve të Kosovës më Beogradin. Deri më sot, askush nuk di qartësisht se çfarë plani do të parashtrohet aty, aq më tepër që ky takim, duket se është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

– Porse, nga këto takime, do të përcaktohen shumë gjëra të rëndësishme për krejt Rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu, jo vetëm Republikën e Kosovës, por edhe Republikën e Shqipërisë…

– Cila pra, do të jetë Doktrina Amerikane për zgjidhjen afatgjatë të kësaj Çështjeje?

Të ftuar:1. Shpëtim Nazarko 2. Lisien Bashkurti 3. Agim Nesho 4. Kreshnik Çollaku 5. Ervin Mici

Në Real Story, në News 24 me gazetarin Sokol Balla i ftuar është Ditmir Bushati, ish ministër i Jashtëm. Në panel analistët Arjan Vasjari, Fatos Lubonja.

Në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu po diskutohet tema: Kush e akuzon Hashim Thaçin. Në lidhje live gazetari Ilir Konomi.

SHBA-BE, Betejë në Kosovë po diskutohet në Open, Top Channel me gazetaren Eni Vasili.

Të ftuar: Paskal Milo, Neritan Sejamini, Andi Bushati.

Të fundit