Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së enjtes, çfarë po diskutohet në

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

“Si tejkalohet vdekja? Jetojmë, apo vdesim përditë nga pak ?!”,- kjo është tema e përzgjedhur për t’u diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur Zhejit, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oraneës.

I ftuar: Hetem Ramadani

Në Real Story, në News 24 me gazetarin Sokol Balla do si çështje dite do të trajtohen “Kriza politike për shkak të ndryshimeve kushtetuese”, si dhe “Zgjedhjet në Maqedoni”.

Të ftuar për temën e parë janë: Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Fatos Lubonja, Alfred Lela.

Në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu po diskutohet tema: Historia e bandave në Shqipëri I ftuar: Artan Hoxha dhe Ferdinand Dervishi.

emisionin Open me gazetaren Eni Vasili po diskutohen ndryshimet Kushtetuese. I ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Të fundit