Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes në ‘prime time’, çfarë pritet të ndodhë në emisionet politike

Përballja e së enjtes në ‘prime time’,

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë shumë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga më të larmishmit do të përplasin idetë e tyre mbi ccështjet e aktualitetit politike në vend.

Mësohet se Kryeministri, Edi Rama, do të jetë në emisionin “Opinion”. Pas zhvillimeve të fundit me ‘OFL”, “Anti KÇK” e ndryshime të ligjeve të reformës në drejtësi shefi i qeverisë do të ketë shumë për të thënë në përballjen me një panel gazetarësh.

Ndërsa në “Real Story” në “News24”, vëmendja do të jetë e përnderuar te reforma zgjedhore dhe propozimet e opozitës, ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e opozitës, Edi Paloka dhe Fatmir Mediu, si dhe analistët Alfred Lela dhe Arjan  Vasjari.

Në anën tjetër në “Open” në  Top Channel mësohet se do të jetë një diskutim në lidhje me koronavirusin dhe masat në Shqipëri.

Ndërkohë që “360 gradë” e Artur  Zhejit do të përqendrohet në një prej temave që ka marrë vëmendje këtë jave dje që ka të bëjë me vizitën e Abin Kurtit në Tiranë.

Të ftuarit si Neritan Ceka, Linda Karadaku, Arben Cejku, Agim Doci, Denis Dyrnjaja dhe Bledian Koka do të debatojnë për t’i dhënë një përgjigje pyetjes së Zhejit:  “Albin Kurti dhe Edi Rama, çfarë i ndan?!”

 

Të fundit