Flash News

KRYESORE

Përballja e së hënës, çfarë do të diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së hënës, çfarë do të

E hëna e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

“Kush do ta votojë “reformën Zgjedhore”? Vota apo paraja?!- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oraneës,  Të ftuar:1. Arben Meçe 2. Bejdo Malo 3. Kujtim Gjuzi 4. Erl Murati 5. Bledian Koka

Në emisionin Real Story, me gazetarin Sokol Balla do të diskutohet për debatin që po shoqëron provimet e Maturës shtetërore. Ndërkohë do të flitet edhe për tërheqjen e deputetit Artur Roshi nga kërkesa për listat e hapura.

Të ftuar janë: Agron Duka, kreu i PPA, analisti Skënder Minxhozi, akademiku Artan Fuga, analisti Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu kryetar i PAA, Elia Avdullari maturante e gjimnazit ‘Qemal Stafa’.

'Ku po shkon ekonomia e vendit tonë?' Ministri Arben Ahmetaj përballë një paneli ekspertësh në 'Çim Peka Live', në Syri Tv.

Të fundit