Flash News

KRYESORE

Përballja e së hënës, çfarë do të diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së hënës, çfarë do të

E hëna e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

Në ''360 gradë'': Kush i sëmuri vëllezërit Budina? Kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360 gradë të Artur Zhejit. Kryeministri hedh në Twitter urimet për shërim të shpejtë nga Korona-virusi, për vëllezërit Budina, duke bërë publike dhe “infeksionin” e tyre….

– A duhet të ruheshin sekret të dhënat për rezultatin e tamponit?

– A ka të bëjë angazhimi i tyre politik për këtë “lapsus” të Ramës?

– A është kjo e lejueshme?

Të ftuar: 1. Edmond Budina ne lidhje skype 2. Saimir Visha 3. Genc Gjokutaj 4. Artur Cani 5. Bujar Kapexhiu 6. Denis Minga.

Në emisionin Real Story, me gazetarin Sokol Balla do të diskutohet tema: Zgjedhjet në Serbi.

Të ftuar diplomati Lisen Bashkurti, analisti Fatos Lubonja, në lidhje me skype Shaip Kamberi, kreu i Luginës së Bashkuar, Arben Çejku, diplomat, gazetari Baton Haxhiu.

I ftuar në "Çim Peka LIVE" sot do të jetë ish kryeministri dhe lideri historik i së djathtës në Shqipëri, Sali Berisha.

Përballë analistëve Andi Bejtja dhe Enton Abilekaj, Berisha do ti kthejë përgjigje një sërë pyetjesh.

Çfarë bisedoi me Xhorxh Bush në vitin 1992 për Kosovën?

A kishte ai një axhendë të përbashkët me Ibrahim Rugovën për pavarësinë e Kosovës?

A ka një vlerësim për Hashim Thaçin si komandant politik i UÇK dhe a i trembet një marrëveshje në dëm të Kosovës prej tij dhe Vuçiç të shtunën e 27 Qershorit si mysafir të Trump?

Si dhe pse e deklaroi pavarësinë e Kosovës në Tiranë, Presidenti Xhorxh W. Bush?

Si i shikon zgjedhjet politike të vitit 2021 dhe a beson tek Lulzim Basha në garën për kryeministër?

Çfarë mendon për Ilir Metën, ish-armikun mik?

Kur do te ‘armiqësohet’ edhe me ambasadoren Juri Kim?

’15 kushtet e integrimit’ është tema që po diskutohet sontë në Open në Top Channel, me gazetaren Eni Vasili, ku të ftuar janë opinionistët: Andi Bushati, Neritan Sejamin, Mentor Nazarko, Mentor Kikia dhe Kreshnik Spahiu.

Të fundit