Flash News

KRYESORE

Përballja e së hënës, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së hënës, çfarë po diskutohet

E hëna e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

I shumëkërkuari nga policia, Talo Çela rrëfehet nga arratia sot në orën 21:00 për emisionin “Uniko” përballë gazetarit Spartak Koka në tv Klan.

Talo Çela, 49-vjeçari nga Bradasheshi i Elbasanit, rezulton sot të jetë personi më i kërkuar nga policia. I akuzuar për disa ngjarje, që nga grabitja e Rinasit e 9 Prillit të vitit 2019 dhe tek ngjarja e fundit, ajo e vrasjes së vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia më 27 Prill pranë tregut të automjeteve në Durrës, dhe shumë akuza të tjera, 49-vjeçari ka vendosur të rrëfehet në një intervistë ekskluzive.

Shqiptar! A ja vlen të jesh?!- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oraneës.

Në këto kohëra, politike dhe gjeo – politike, duket se identitetet kombëtare, dhe mirëfilli identiteti shqiptar është mjaft i kërcënuar nga vetëshfarosja e vlerave, gjuhësore dhe albanologjike. Duket se shqiptarët e kanë humbur pothuajse krejt, vlerësimin për veten e tyre, për rrënjët e origjinës së tyre…

E “Keqja” identitare apo kërcënimi kombëtar, duket se vjen edhe nga jashte edhe nga brenda botës shqiptare, për arësye nga më të ndryshmet…

A do të përqëndrohen ndonjëherë shqiptarët, në “Qendrën” e vlerave të tyre kombëtare?

Të ftuar: Përparim Kabo – skype 2. Çlirim Hoxha 3. Albert Gjoka – skype.

Sonte në emisionion Real Story në 21:00 në News24 "Sekretet e Sazanit". Nga gazetari Sokol Balla.

Lista të hapura apo të mbyllura? Tema që po trajtohet në Top Channel me gazetaren Eni Vasili.

Të fundit