Flash News

KRYESORE

Përballja e së martës, çfarë do të diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së martës, çfarë do të diskutohet

E marta e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

Dy hidrocentrale rrezikojnë të asgjesojnë lumin më të egër në Europë. Shkencëtarë nga e gjithë Europa ngrenë zërin që të mos preket zemra blu e ballkanit ku gjenden dhjetra specie. "LIQENE" MBI VJOSË, është tema e emisionit Top Story në Top Channel, ora 23:00.

Në emisionin Provokacija me gazetarin Mustafa Nano në Abc News janë të ftuar:1/ ENVER HOXHAJ, Ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, 2/ SHPËTIM NAZARKO, Analist, 3/ ILIR YZEIRI, Pedagog. Tema mbetet surprizë.

Sonte në Tempora, në RTV Ora, me gazetaren Sonila Meço: Nga mohimi i 15 kushteve për çelje negociatash tek çmontimi prej Komisionit të Venecias i fasadës së shtetit të krijuar, nga nismat kushtetuese për ndalime koalicionesh tek zhvendosja e debatit politik mbi Shqipërinë në institucionet europiane, këto janë ujrat ku noton diskuri publik i një vendi, që rrezikon autokracinë dhe marrëveshje jo transparente rajonale në Ballkanin e zotëruar nga liderët e fortë.

Të ftuar: Erisa Zykaj, Genc Pollo, Arben Malaj, Dritan Shano, Sokol Shameti, Bledar Dervishaj, Edita Tahiri, Edit Harxhi.

Në emisionin Real Story, në News 24 me përballë gazetarit Sokol Balla është i ftuar Pandeli Majko ministër i Shtetit për Diasporën. Analistë të ftuar në studio: Arian Vasjari, Skënder Minxhozi.

Tema: Zgjedhjet në Maqedoni.

Të fundit