Flash News

KRYESORE

Përballja e së martës, çfarë do të diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së martës, çfarë do të diskutohet

E martës e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar të ndryshëm do të japin mendimet e tyre mbi çështjet e aktualitetit e politikës në vend.

Në orën 21:00 në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, do të jenë të ftuar ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, diplomati Abdi Baleta dhe regjisori Armand Bora.

Temë diskutimi do të jetë: “Në ç’ujëra të rrezikshme po noton politika?”

Në “Real Story”, ora 21:00,  në News24 temë diskutimi mbrëmjen e sotme do të jetë “Reforma Zgjedhore”, me të ftuar ish-deputetin e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli dhe anëtarin e Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj. Po ashtu, do të diskutohet edhe për "Pandeminë e COVID-19", ku e ftuar do të jetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në emisionin “Provokacija” në ABC News përballë gazetarit Mustafa Nano është i ftuar Frrok Çupi dhe temë diskutimi do të jetë studimi i Auron Tares.

Të fundit