Flash News

KRYESORE

Përballja e së mërkurës, çfarë do të diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së mërkurës, çfarë do të

E mërkura e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar të ndryshëm do të japin mendimet e tyre  mbi çështjet e aktualitetit e politikës në vend.

Në orën 21:00 në Rtv Ora, Dritan Hila prezanton: A do të arrijë opozita ta mund Edi Ramën? Si mund të mundet kreu i socialistëve që synon një mandat të tretë? Reforma Zgjedhore dhe pikëpyetjet e saj? A do e votojë opozita parlamentare reformën, dhe a do arrijë PS të bëjë numrat për votim? Çfarë kërkon opozita parlamentare, dhe a është e mundur ndyshimi i sistemit zgjedhor? Kush dhe pse i kerkojnë listat e hapura? Të ftuar:

Edlira Gjoni/ Analiste,Roland Qafoku/ Gazetar, Pano Soko/ Ekspert Ekonomie, Nard Ndoka/ Politikan, Kujtim Gjuzi/ Deputet

Pas një heshtje të gjatë ish deputeti Lefter Koka flet në “Real Story”, ora 21:00,  në News24 për situatën politike, reformën zgjedhore, marrëdhëniet opozitë-maxhorancë, reformën në drejtësi etj.

Po ashtu Koka do të flasë për herë të parë për qëndrimin e tij për mosdorëzimin e mandatit, pas vendimit të opozitës, PD-LSI për djegien e tyre në shenjë proteste kundër qeverisë. Reforma zgjedhore do të jetë një tjetër temë e bisedës në studio.

Në emisionin  ‘Byro Politike’, në Abc News, e ftuar përballë gazetares Juli Xhokaxhi është ish deputetja demokrate Grida Duma e cila po flet për situatën politike në vend.

Të fundit