Flash News

KRYESORE

Përballja Juventus-Real Madrid në çerekfinale, Nedved: Historia e vitit të kaluar nuk do të përsëritet

Përballja Juventus-Real Madrid në çerekfinale, Nedved: Historia

Shorti i hedhur për çerekfinalen e ‘Champions League” në Nyon të Zvicrës përcaktoi një finale të parakohshme mes Juventusit dhe Real Madrid, përballje e cila vitin e kaluar u fitua nga spanjollët me rezultatin 1-4.

Legjenda e bardhezinjve, Pavel Nedved, është shprehur se historia e vitit të kaluar në finale e Uellsit nuk do të përsëritet.

"Këto do të jenë dy ndeshje të mira. Ne e dimë se do të përballemi me ekipin më të mirë dhe me skuadrën që ka fituar dy kupat e fundit të “Champions League”. Ata po bëjnë mirë dhe më kanë impresionuar në Paris, por ne do të luajmë në ndeshjen e parë në Torino dhe presim të japin maksimumin. Nuk mendoj se ekipi do të vuajë si ata në Cardiff. Tani ajo fillon nga e para", ka thënë Nedved.

 

 

Të fundit