Flash News

KRYESORE

Përballja me koronavirusin/ Drejtoresha e ISHP: Kemi skenarë deri edhe për pandemi

Përballja me koronavirusin/ Drejtoresha e ISHP: Kemi skenarë deri edhe

Në debatin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në studionin e emisionit “Tempora” në TV Ora, në lidhje me kapacitetet e Shqipërisë për përballimin e situatës me koronavirusin, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaron se Shqipëria është e përgatitur për një situatë të mundshme.

Fico tha se ka skenarë deri në pandemi për këtë virus të ri.

“Mjafton që të hapni sajtin e ISHP dhe do të gjeni informacion të përditësuar. Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur. Këto janë skenarët, deri në pandemi. Nëse ke një pacient zero, ti duhet të dish fillimisht se çfarë kapacitetesh ke dhe pacienti i parë do të shtrohet te Infektivi. Sot që flasim aty kemi 85 shtretër, plus 4 reanimacioni dhe 12 urgjencë. Kur hyn në sekondën  e parë ky pacient vendi ose shtrati ku ai do të shtrohet në varësi të gjendjes, ku thamë se 98 % të këtyre pacientëve shërohen, do të shkojë në këtë pavion. Rastet e rënda do të shkojnë në reanimacion”, deklaroi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.

Të fundit