Përballja me koronavirusin/ Rama i flet shqiptarëve nga Rusia: Njësoj si vendet e tjera

Në intervistën në “Real Story”, studio e së cilit është zhvendosur sot në Moskë, atje ku kryeministri ndodhet për një vizitë zyrtare, Edi Rama foli edhe për situatën e frikës në vend sa i përket përballjes me koronavisurin.

Edi Rama tha se nuk ka vend për panik. Sipas Kryeministrit përballja do të bëhet njësoj si vendet e tjera.  “Lajmi i mirë është që kjo epidemi nuk prek fëmijët. Prek moshat më të larta dhe ne i kemi marrë masat për të garantuar karantinimin.

Historinë me karantinën në spitalin e Kavajës, njerëzit nuk duhet që t’i dëgjojnë. Është çështje menaxhimi. Paniku është shumë më i madh se rreziku real. Ajo që do t’u themi shqiptarëve është se duhet pak më shumë besim.

T’i referohemi për të qenë pak më të qetë. Të mbyllim kufijtë është ideja më absurde. Kjo është një betejë që është njësoj me vendet e tjera”, tha ai.