Flash News

KRYESORE

Përballja me popullin për ndihmat humanitare, qindra ushtarë braktisin Maduron

Gjatë kësaj jave, të paktën 567 anëtarë të Forcave të Armatosura në Venezuelë mendohet të kenë dezertuar. Sipas shërbimeve të emigracionit kolumbian, ata kanë kaluar në territorin e Kolumbisë pas përballjes me protestuesit për ndalimin e hyrjes së ndihmave humanitare.

Përballja me mbështetësit e opozitës, u shoqërua me dezertimet e para ku disa ushtarë të Gardës Kombëtare u bashkuan me protestuesit. Lideri i opozitës, Juan Guaido në një reagim i cilësoi ‘shkatërrues’ personat që pengojnë hyrjen e ndihmës humanitare.

“Kush pengon hyrjen e ndihmave humanitare është një dezertues që tradhëton popullin tonë. Dhe ata që na mbështesin për të shpëtuar jetën e venezuelianëve janë patriotë të vërtetë”, shkruan Guaido, në Twitter.

Të fundit