Flash News

KRYESORE

Përballja me profesorin Mou, Lampard: Nuk jam kloni i askujt

Përballja me profesorin Mou, Lampard: Nuk jam kloni i askujt

Tottenham-Chelsea është kryendeshja e kësaj jave në Premier League (të dielën). Kjo do të jetë një përballje e profesorit Jose Mourinho me trajnerin nxënës të tij, Frank Lampard.

Në konferencën e tij për shtyp, ky i fundit ka shprehur vlerësimin e tij për "The Special One", i cili tani drejton "Spurs", por duke theksuar se nuk është kopje e tij.

“Nuk diskutohet se Mourinho është një trajner i mirë, por nuk do doja kurrë të isha klon i dikujt. Jam i lumtur që do të jem kundër tij në këtë ndeshje, pasi kam shumë respekt për të. Kjo, gjithsesi, nuk është sfida jonë. Tottenham dhe Chelsea kanë pasur historikisht një adrenalinë të madhe dhe prandaj futbolli është i bukur", ka deklaruar Lampard.

Të fundit