Përballja me Romën, Sergio Ramos: Ronaldo i përket të shkuarës, kurse Reali jo

Mbrëmjen e sotme, 13 herë fituesit e Ligës së Kampionëve do të luajnë ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, atë kundër verdhekuqve të Romës.

Nga 28 maji i vitit 2016, “Los Blancos” kanë mbretëruar për 845 ditë nën fronin e kampionëve të Europës, duke e fituar këtë trofe për tre sezone rrjesht.

Tashmë me ikjen e Ronaldos, shumë tifozë mund të kenë menduar se trofeu nuk do të jetë i lehtë për tu fituar, por për kapitenin e bardhezinjve, Sergio Ramos, kjo gjë nuk për përbën problem.

“Ronaldo i përket të shkuarës, ndërsa Reali jo. Ne vazhdojmë të kemi pushtet mbi topin dhe kemi gjetur një mënyrë tjetër për t’i bërë “keq” kundërshtarit. Nëse gjithçka kalon, Reali do të mbetet gjithmonë klubi i madh historik”, ka thënë Ramos.