All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përballja ndaj Izraelit, Panuçi: Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë

Përballja ndaj Izraelit, Panuçi: Pres që djemtë të
All - Paragraf - 1

Në prag të miqësores së ditës së nesërme ndaj Izraelit, trajneri i Kombëtares shqipatre, Christian Panuçi, ka folur për gjendjen aktuale të ekipit, si edhe lojtarët që nuk ka grumbulluar.

All - Paragraf - 3

"Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja. Kemi disa lojtarë që luajnë pak minuta, si Binaku, Grezda, Mavraj. Ata duhet të luajnë, pasi kanë luajtur pak minuta kohët e fundit, në klubet ku luajnë", është shprehur tekniku italian.

Në intervistën për "Panorama Sport", Panuçi  gjithashtu u pyet nëse mendonte se duhet të ishte më i qetë në konferenca për shtyp, ndërkohë që theksoi se reagimi i tij vjen për shkak të mërzitjes nga humbja.

"Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta. Kam luajtur 20 vite, dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem", ka thënë ai.

Të fundit