Flash News

KRYESORE

Përballja në Komisionin Hetimor, vendoset zyrtarisht data se kur do të paraqitet Presidenti Meta

Përballja në Komisionin Hetimor, vendoset zyrtarisht data se kur do

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të thirret para Komisionit Hetimor Parlamentar me datë 09 Shtator në orën 10:00. Mësohet se orari është dakordësuar mes Presidencës dhe Komisionit Hetimor.

Ditën e djeshme Komisioni Hetimor ka zhvilliuar një mbledhje  për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Sot Presidenti Ilir Meta ka zbardhur qëndrimin e tij lidhur me ftesën e këtij komisioni. Me një status në rrjetet sociale, Meta sqaron se do të jetë prezent në komision pas miratimit të planit të hetimit ditën e djeshme në Komisionin Hetimor, ndërsa tregon se ka patur një interes të vazhdueshëm nga gazetarët për të mësuar qëndrimin e tij.

Meta u përgjigjet gazetarëve: Më “çmendët” me SMS tuaja! Unë mezi pres të kthehem në Parlament

Të fundit