Flash News

KRYESORE

Përballja Skënderbeu-Partizani i Beogradit, Gianni De Biasi: UEFA duhet ta kishte shmangur

Përballja Skënderbeu-Partizani i Beogradit, Gianni De Biasi: UEFA

Xhani De Biazi e ka cilësuar si problematik shortin e Skënderbeut në të njëjtin grup me Partizanin e Beogradit. De Biazi ka thënë për ‘Panorama Sport’ se UEFA mund ta kishte evituar këtë pjesë, duke marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi dy vite më parë mes dy ekipeve përfaqësuese.

“Jam i surprizuar që do të luajnë bashkë. Mendoja se UEFA do ta kishte evituar një përballje si kjo”, ka deklaruar De Biazi.

Ish-trajneri i Shqipërisë gjithsesi ka vlerësuar me nota pozitive grupin dhe “i ka dhënë” shanse Skënderbeut që të mund të bëjë surprizën. “Nuk është i keq si grup. Mendoj se Skënderbeu do të përballet me kokën lart dhe mund të bëjë mirë gjatë fazës së grupeve”, tha trajneri.

Të fundit