Flash News

KRYESORE

Përballja vendimtare për Champions-in mes Interit dhe Lazios, Strakosha vendos rekord

Përballja vendimtare për Champions-in mes Interit dhe Lazios,

Lazio dhe Inter do të luajnë sonte kundër njëra-tjetrës në sfidën më vendimtare të sezonit ku do të vendoset se kush prej këtyre dy skuadrave do të ketë një vend në “Champions League” sezonin e ardhshëm.

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, me 99% të mundësive do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Ky fakt do ta bënte shqiptarin portierin e parë të kësaj skuadre që merr pjesë në të gjithë ndeshjet e “Seria A” gjatë një sezoni, që kur ky kampionat është bërë me 20 skuadra.

Hera e fundit që një portier i Lazio-s i ka luajtur të gjitha ndeshjet në “Seria A” është në sezonin 1998-1999, me Markexhanin që u aktivizua në 34 sfida.

Të fundit