Flash News

KRYESORE

Përballjet me Meksikën, Argjentina lë jashtë emrat e 4 më të mirëve

Përballjet me Meksikën, Argjentina lë jashtë emrat e 4

Dy javë përpara miqësores dyshe kundër Meksikës, në program për tu zhvilluar me 16 dhe 20 nëntor, trajneri Lionel Scaloni ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar.

Gjatë muajit nëntor Argjentina do të luajë dy takime miqësore ndaj Meksikës, konkretisht më 16 nëntor në Kordoba dhe më 20 nëntor në Mendosa.

Tekniku i përkohshëm i argjentinasve, Lionel Scaloni, ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë, ku bie në sy mungesa e "më të mirëve".

Scaloni ka lënë jashtë lojtarë si Messi, Higuain, Di Maria dhe Aguero.

Të konfirmuar janë dyshja e lojtarëve të Interit, Martinez- Icardi, si dhe Paulo Dybala.

Të fundit