Flash News

KRYESORE

Përçahet një tjetër parti politike shqiptare

Një tjetër parti politike shqiptare është përçarë, pas Vetëvendosjes në Kosovë. Bëhet fjalë për Lëvizja BESA në Maqedoni.

Kryesia e kësaj force ka shkarkuar kryetarin Bilal Kasami, për shkak të rezultatit në zgjedhjet lokale. Vetë Kasami e cilëson këtë një vendim të paligjshëm dhe jashtë statusit të partisë.

Në krahun e Kasamit janë rreshtuar dy deputetë të tjerë, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Anën e kryetarit të ri Nexhbedin Kahremani e mbajnë dy ligjvënës të tjerë, bashkëthemeluesi Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.

BESA lindi si lëvizje në vitin 2014-të si zhgënjim me partitë tradicionale shqiptare në Maqedoni, por duket se as kjo forcë nuk i rezistoi përplasjeve.

 

Të fundit