Flash News

KRYESORE

Përcaktohet data për ‘referendumin e emrit’ në Maqedoni; shqiptarët janë faktor përcaktues

Përcaktohet data për ‘referendumin e emrit’ në

“A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?” Kjo është pyetja që qytetarët e Maqedonisë do i përgjigjen në referendumin e 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të shtetit.

Parlamenti maqedonas vendosi vetëm me votat e mazhorancës për zhvillimin e referendumit në fundtë muajit shtator.

Kryeministri Zoran Zaev e ka konsideruar shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit zgjidhjen e çështjes së emrit dhe i bëri thirrje opozitës që të mbështesë referendumin. Megjithatë, VMRO-DPMNE e ka kundërshtuar marrëveshjen Shkup-Athinë që përfundoi me ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Opozita e konsideron gjithashtu manipuluese pyetjen e referendumit, pasi marrëveshja me Greqinë është çështje tjetër nga ajo e anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ndërkohë, faktori shqiptar pritet të jetë përcaktues në këtë referendum dhe pritshmëritë janë që shqiptarët të votojnë në masivisht në favor të marrëveshjes me Greqinë. Për këtë komunitet, anëtarësimi euro-atlantik është garanci kundër nacionalizmit maqedonas.

Të fundit