Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përçarja brenda kishës ortodokse, ambasadori rus takon kryepeshkopin Janullatos
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandar Karpushin ka zhvilluar një takim me kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ambasada ruse njofton se në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin midis kishave orthodokse të Rusisë dhe Shqipërisë, por pa dhënë më shumë detaje.
“Ambasadori Karpushin zhvilloi sot një takim me Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Anastas. Gjatë bisedës u diskutuan disa çështje në lidhje me bashkëpunimin midis kishave vëllazërore orthodhokse të Rusisë dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Ky takim zhvillohet në një kohë kur autoqefalia e Kishës Ortodokse Ukrainase ka futur në krizë të thellë marrëdhëniet midis Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës dhe Kishës Ortodokse Ruse. Vendimi i Patriarkut Bartolomeu I për t’i dhënë autoqefalinë kishës ukrainase është kritikuar ashpër nga Patriarku i Moskës, Kirill, i cili ka pezulluar marrëdhëniet me Konstandinopojën dhe ka paralajmëruar se do të shkëpusë çdo lidhje eukaristike me Patriarkanën. Në thelb kjo është skizmë brenda ortodoksisë, e cila vuan prej vitesh kriza shumëplanëshe.
Kisha Ortodokse Shqiptare nuk është shprehur ende publikisht për qëndrimin që do të mbajë mbi këtë çështje, ndërkohë që kryepeshkopi Janullatos konsiderohet si lider me ndikim dhe i afërt me Patriarkun e Konstandinopojës.