Flash News

KRYESORE

Perceptimi i korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim

Perceptimi i korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport ku thotë së Shqipëria është një nga vendet ku perceptimi i korrupsionit nga qytetarët e saj është ndër më të lartët në botë.

Për këtë temë janë intervistuar 1000 individë në rreth 150 vende të botës, ku rezulton se shumica e qytetarëve shqiparë raportojnë se  ka shumë korrupsion në të gjitha nivelet dhe institucionet.

Shqipëria merr një pikëzim prej 0.03, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se korrupsioni është alarmant.

Ndërkohë, shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bullgaria, Ukraina, ndërsa nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se ne.

Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.

Të fundit