Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Pak pas mesditës së sotme në orën 15:00, gjyqtarja Fildes Hafizi është përcjellë për në banesën e fundit, me një ceremoni ku kanë marrë pjesë edhe personalitete të njohura, kolegë e qytetarë të shumtë.
Gjyqtarja Fildes Hafizi u qëllua për vdekje mesditën e djeshme nga ish-burri i saj, Fadil Kasemi. Krimi ndodhi poshtë shtëpisë së Hafizit, ndërsa autori u arrestua menjëherë dhe e ka pranuar krimin. Ngjarja tronditi opinionin publik edhe për shkakun se Fadil Kasemi duhej të ishte në burg për tentativën e vrasjes së ish-gruas së tij dy vite më parë në Golem, por ishte lënë i lirë me një amnisti.
Më të rëndë e bën këtë krim edhe fakti se ajo kishte një urdhër-mbrojtje të cilin askush nuk e kishte zbatuar dhe policia që e ka për detyrë të mbrojë gratë e kërcënuara në këtë rast nuk kishte bërë asnjë gjë.