Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Përdhosja e flamurit kombëtar në mitingun e Ramës, reagon Presidenca: Akt i papranueshëm
Edi Rama mbajti dje në Shkodër një tubim elekoral pa lejen e bashkisë.
Pas përfundimit të takimit, në rrjet janë shpërndarë foto të flamurit kombëtar të hedhur në shesh, nga personat që morën pjesë në mitingun e Ramës.
Për këtë veprim të shëmtuar ka reaguar Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili e quajti “akt të papranueshëm”.
Reagimi i Tedi Blushit
Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura. Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment. U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar! U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!