Flash News

KRYESORE

Përdhunoi dy fëmijë, 134 vite burg për 29-vjeçarin

Përdhunoi dy fëmijë, 134 vite burg për 29-vjeçarin

29-vjeçari Jeremy Ledbette është dënuar me 134 vite burg nga gjykata Nashville në shetin e Tennssee, SHBA. Gjykata e shpalli atë fajtor për një numër të madh veprash.

Jeremy Ledbette , u përball me dy dënime për përdhunimin e një fëmije 10 vjeç në shtëpinë e tij në Nashville dhe dy dënime për abuzim seksual, ndaj një vajze 13-vjeçare si dhe dy dënime po për abuzime seksuale me të mitur.

Ndër të tjera Ledbetter u dënua për abuzim seksual edhe ndaj kafshëve. Prokurori i çështjes e cilësoi rastin e tij si më “tmerruesin dhe shqetësuesin që ka parë ndonjëherë”. Gjykata e mori vendimin drastik, pasi dëgjoi dëshmi të ndryshme për tre ditë me radhë, përfshi edhe të viktimave.

Të fundit