Flash News

KRYESORE

"Përdorën bomba molotov", lihen në burg 20 protestues

"Përdorën bomba molotov", lihen në burg 20 protestues

Gjyqtari Arben Mickaj, ka dhënë vendimin për 50 të arrestuarit e protestës së opozitës që u mbajt më 11 maj.

Gjykata vendosi arrest me burg për 20 përdoruesit e bombave molotov;  11 persona u lanë më masën arrest shtëpie dhe 19 të tjerë me detyrim paraqitje.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësise publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ish-deputetët e PD-së kanë qenë pranë qytetarëve të arresuar, duke i mbështetur dhe kundërshtuar vendimin e gjykatës. Ish-deputetja Dhurata Çupi e konsideron turp të madh një vendim të tillë.

"Sot , ne gjygjin politik te rradhes. 50 qytetare te arrestuar. 8 te rinj ishin vetem nga Mati dhe Bulqiza. Nji turp i madh por edhe nji ankth i qeveritareve qe duket se mbajne frymen e fundit. Asgje nuk i ndal qytetaret qe udhetojne me ore te tera per te protestuar", shkruan Çupi në Facebook.

Të fundit