Flash News

KRYESORE

Përdori emrin e saj, Rihanna padit të atin

Përdori emrin e saj, Rihanna padit të atin

Këngëtarja Rihanna (Robyn Rihanna Fenty )ka paditur babain për tregti të paligjshme në emër të markës së saj “Fenty” duke e hedhur në gjyq me akuzën e mashtrimit.

Rihanna ngriti një padi në Gjykatën Federale Amerikane në Los Anxhelos të martën duke akuzuar Ronald Fenty dhe dy partnerë biznesi për mashtrim dhe reklama të rreme për talentin dhe kompaninë e saj të prodhimit “Fenty Entertainment”.

Rihanna, e lindur në Barbados, që përdor markën “Fenty” për të shitur kozmetikë, të brendshme dhe atlete, i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi të atit për mospërdorimin e emrit Fenty, si dhe kërkon dëmshpërblim, raportojnë mediat e huaja.

Të fundit