Flash News

KRYESORE

Përdori të dhënat e ‘Facebook’, bastiset selia e “Cambridge Analytica” në Londër

Përdori të dhënat e ‘Facebook’, bastiset selia e

Një bastisje është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zyrat londineze të kompanisë, Cambridge Analytica, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e miliona përdoruesve të “Facebook” pa miratimin e tyre.

Agjentët e “Information Commissionner’s Office” (ICO), rregullatori britanik i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave, u futën në selinë britanike të kompanisë, që ndodhet në qendër të Londrës.

Ky autoritet i pavarur, i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale, kishte marrë pak më herët një mandat bastisjeje të dhënë nga Gjykata e Lartë e Londrës.

ICO-ja e justifikoi këtë masë për të hetuar serverat e “Cambridge Analytica” dhe të kryejë një verifikim të të dhënave.

Regullatori njoftoi se i kishte kërkuar më 7 mars Cambridge Analytica që të ketë akses në këto dosje, por duke mos marrë asnjë përgjigje brenda afatit të vendosur, bëri kërkesë për një mandat nga gjykata.

“Facebook” është nën shënjestër që kur “Cambridge Analytica” (CA) akuzohet se ka marrë pa miratim të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të përpunuar një program që mund të parashikojë dhe influencojë votën e zgjedhësve, duke peshuar në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016.

Kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg njohu të mërkurën gabime dhe premtoi se rrjeti social do të ndryshojë për mirë. Miliarderi ka humbur mbi 5 miliardë dollarë pasuri si rezultat i këtij skandali.

Të fundit