Flash News

KRYESORE

Përdorime të dobishme të avokados

Përdorime të dobishme të avokados

Avokado është një frut i mbushur me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë. Ai është i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore të cilat ndihmojnë në riparimin e lëkurës dhe zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të lëkurës. Avokado mund të përdoret si balsam i mirë për lëkurën dhe flokët. Ja disa përdorime të dobishme të avokados në pamjen e jashtme:

Heq lëkurën e thatë: shtypni një gjysmë avokadoje të pjekur shumë, deri sa të bëhet një masë vajore. Ajo do të heqë lëkurën e thatë dhe do ta mbajë fytyrën të hidratuar.

Trajton djegien nga dielli: mos përdorni krem kundra diellit nëse jeni djegur. Një avokado do të ndihmonte për zbutjen e lëkurës së përflakur dhe do ta qetësonte atë.

Maskë anti-rrudhë: vitamina E në avokados ndihmon në reduktimin e radikaleve të lira që kontribuojnë në shenjat e plakjes dhe rrudha.

Maskë për flokët e dëmtuar: avokado nuk është një produkt i mirë vetëm për lëkurën. Të njëjtat vajra ushqyes dhe maska me avokado mund të përdoren edhe për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Avokado ndihmon gjithashtu në forcimin e ngjyrës së flokëve.

Të fundit